eEuro 2020 - Kosovo Qualifiers

Playstation 4
-
Von Federata e Futbollit te Kosoves & XPortal
Prishtina
Beschreibung
Rrugëtimi juaj për UEFA eEURO 2020 fillon këtu. Merr pjesë edhe ti në garën e parë nacionale të ekipeve në gjithë botën. Për të përfaqësuar Kosovën ti duhet të marrësh pjesë në Kualifikimet Kombëtare që të lejojnë ta veshësh fanellën me krenari dhe të luash kundër lojtarëve më të mirë në botë.

Dy fituesit e Kosova Qualifiers do të kalojnë në UEFA eEURO 2020 kualifikimet online - Në këtë fazë shtetet garuese do të ndahen në dhjetë grupe për fazën e kualifikimeve online, e cila do të mbahet në mes të Marsit dhe Majit 2020. Secili shtet do të luaj dy ndeshje (një kundër një) kundër shtetit tjetër në grupin e njejtë dhe pikët nga dy ndeshjet do të shtohen në tabelën e grupeve. Ekipet më të mira do të kualifikohen në finialen e UEFA eEURO 2020 në Londër.

Finalja e UEFA eEURO 2020 - Live eventi në Londër do të përcaktojë kampionët e UEFA eEURO 2020 dhe do të mbahet në 9 dhe 10 Korrik, përgjatë gjysmë-finaleve dhe finales së UEFA EURO 2020. 16 shtetet do të ndahen në katër grupe nga katër, ku dy ekipet e para nga secili grup do të kalojnë në çerek-finale. Ndeshjet e grupeve do të jenë në garë dy kundër dy, një ndeshje. Ndeshjet në fazën e eleminimit do të jenë një përzierje e një kundër një dhe dy kundër dy, tri ndeshje, përveq finales, e cila do të luhet me pesë ndeshje.
Zeitzone
Europe/Skopje (UTC+02:00)
Kontakt
Join Discord
Preis
Keine Preisinformationen