Red Bull Player One - AL 2019

GROUP B - Red Bull Player One 2019 - Albania Online Qualifier

By Red Bull & GameON Albania
Online, Tirane
-
Description
INFO
A je gati për Player One? Është koha e fillimit të Red Bull Player One 2019 – turnament 1v1 League of Legends, duke përfshirë duelistët amatorë më të mire të botës. Këtë herë sjellim edhe bashkëpunimin me Riot EU. Nuk ka ekip që mund t’ju shpëtojë në këto perballje sy më sy. Vetëm njëri mund të dalë fitues në fund te garës!


Bashkoju diskutimit #redbullplayerone
Informohu dhe shihemi në Rift!
Timezone
Europe/Tirane (UTC+02:00)
Contact
Join Discord
Prize
Cili do të jetë shpërblimi për fituesit?

Fituesit e finales kombëtare do të vazhdojnë të përfaqësojnë zyrtarisht vendin e tyre në një udhëtim të paguar me shpenzimet e përgjithshme në Brazil, në dhjetor 2019. Përfaqësuesit do të kenë mundësinë të marrin stërvitje personale nga profesionistët më të mirë të LoL për të ndihmuar në përforcimin e aftësive të tyre për finalen.
Rules
Kushtet për pjesëmarrje:

• Garuesit nuk mund të jenë pjesë apo të marrin pjesë në LCS, LEC, LCK ose LPL ose në ndonjë ligë tjetër profesionale.
• Mosha mbi 18 vjeç.
• Mund të merrni pjesë vetem në nje shtet.
• Duhet të keni dokumenta të vlefshme për udhëtim.

Struktura e kampionatit:

• Ndeshjet do të luhen në Summoner's Rift.
• Loja do të jetë Blind Pick, nuk do të ketë bans.
• Ndeshjet do të jenë Best-of-3
• Sistem knock-out, pra nëse eleminohesh nuk mund të luash sërish
• 16 lojtarët e ngelur në secilin grup nga kualifikueset online do të luajnë më 29 qershor në NET1 Bllok.
• Finalja e madhe do të luhet në Cineplexx QTU më 6 korrik.

Orari:

Grupi B do të luajë ditën e shtunë, dt. 22/06/2019. Ndeshjet do të luhen në oraret 16:00, 18:00 dhe 20:00. Lojtarët duhet të jenë gati të paktën 15 minuta përpara fillimit të ndeshjes. Nëse një nga lojtarët nuk raporton deri në orarin e fillimit të ndeshjes, duhet të kontaktoni me stafin e GameON. Në këtë rast, loja do të quhet automatikisht e humbur për lojtarin që nuk është paraqitur dhe ju avanconi menjëherë në fazën tjetër. Orari i ndeshjeve nuk mund të ndryshohet në asnjë rast.

Kushtet e fitores:

• First Blood
• Vrasja e 100 minions
• Shkatërrimi i turret-it të parë

Rregullat gjatë ndeshjes:

• Ndeshja do të luhet në Mid Lane. Nuk lejohet në asnjë mënyrë vrasja e përbindëshave në Jungle ose në lane të tjera përveçse Mid.
• Nuk lejohet abuzimi me bugs.
• Nuk lejohet përdorimi i cheats.
• Në rast problemesh me internetin, nëse jeni futur në lojë ajo do të quhet e nisur dhe ju nuk do të keni mundësi ta riluani atë.

Në përfundim të ndeshjes:
• Të dy lojtarët duhet të kontaktojnë menjëherë stafin e GameON me një screenshot të lojës.
• Në rast mospërputhje rezultati, duhet që ju të na sillni të gjitha dëshmitë (screenshots, replays etj.) për të vërtetuar fitoren tuaj. Stafi i GameON do të vendosë fituesin e ndeshjes, bazuar tek dëshmitë e dhëna.

Kontakt:

• E-mail: info@gameon.al
• Facebook: https://www.facebook.com/gameon.al
• Instagram: https://www.instagram.com/gameon.al/

Glhf!